Shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës në Vjenë, 24 në pranga   
BKT
Kronika

Shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës në Vjenë, 24 në pranga   

Autoritetet austriake kanë shkatërruar një rrjet droge, i përbërë nga shqiptarë dhe kosovarë.

Në pranga ranë 24 persona, të cilët dyshohet se janë trafikantë droge, të moshave midis 18 dhe 48 vjeç.

Ata e kishin shpërndarë aktivitetin e tyre në qarqet e Vjenës, si Landstrasse, Margareten, Favoriten, Simmering, Meidling, Penzing dhe Brigittenau.

Gjatë kontrollit nëpër shtëpitë e të dyshuarve, u zbuluan mbi 2 mijë bimë, ndërsa u sekuestruan rreth 204 mijë euro para cash e tre makina./vp


MË SHUME NGA Kronika