09:15 / 29.07.2021
Rrah bashkëshorten dhe vëllain, arrestohet prizrenasi
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në Prizren, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit dhe substancave narkotike ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe vëllain.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.























