Dhunohen dy të mitura në Fushë Kosovë e Graçanicë
BKT
Kronika

Dhunohen dy të mitura në Fushë Kosovë e Graçanicë

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste dhunimi që kanë ndodhur në Fushë Kosovë dhe Graçanicë.

Një e mitur nga Fushë Kosova dje në prezencën e prindit të saj në  stacion policor ka raportuar,  se në muajin Qershor 2021 kishte kryer marrëdhënie pa dëshirën e saj me  dyshuarin mashkull kosovar ( i mitur ).

Është njoftuar prokurori, ndërsa njësitë policore janë duke e hetuar rastin.

Rasti tjetër i cili ka ndodhur në Graçanicë, ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit mashkull.

“Me 03.08.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e kishte dhunuar seksualisht viktimën femër kosovar, (e mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.


MË SHUME NGA Kronika