Paraburgim për prizrenasin që kanosi policin

Paraburgim për prizrenasin që kanosi policin

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit ndaj F.M., pasi i njëjti e ka kanosur një zyrtar policor.

Sipas njoftimit të gjykatës “Me datë 4 gusht, në orët e mesditës në Prizren, i pandehuri F.M., për shkak të një problemi të mëhershëm që kishte pasur me të dëmtuarin – zyrtar policor, i pandehuri F.M.,  seriozisht e kanos se do t`i shkaktoj ndonjë të keqe, me qëllim të frikësimit, në atë mënyrë që ditën kritike derisa i dëmtuari ishte duke ecur në rrugë, rastësisht takohet me të pandehurin, ku i pandehuri fillimisht e ofendon të dëmtuarin, e pastaj i drejtohet me fjalët “çka po m ’kqyr,, ti thej fulqit, ti qes n`tok hajnat e shtetit”, me ç ‘rast tek i dëmtuari shkakton frikë, ankth dhe pasiguri personale për jetën e tij dhe anëtarëve të familjes së tij”.

Njoftimi i plotë:

Prizren, 5 gusht 2021 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Fidan Hoxha, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 04.08.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 03.092021, ndaj të pandehurit F.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: kanosja, nga neni 181 par. 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit F:M., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

–  Me datë 4 gusht, në orët e mesditës në Prizren, i pandehuri F.M., për shkak të një problemi të mëhershëm që kishte pasur me të dëmtuarin – zyrtar policor, i pandeuri F.M.,  seriozisht e kanos se do t`i shkaktoj ndonjë të keqe, me qëllim të frikësimit, në atë mënyrë që ditën kritike derisa i dëmtuari ishte duke ecur në rrugë, rastësisht takohet me të pandehurin, ku i pandehuri fillimisht e ofendon të dëmtuarin, e pastaj i drejtohet me fjalët “çka po m ’kqyr,, ti thej fulqit, ti qes n`tok hajnat e shtetit”, me ç ‘rast tek i dëmtuari shkakton frikë, ankth dhe pasiguri personale për jetën e tij dhe anëtarëve të familjes së tij

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, gjykata ka marrë parasysh faktin se hetimet në këtë çështje janë në fazën fillestare, dhe me lënien në liri të të pandehurit i njëjti mund të arratiset dhe t’i shmanget procedurës penale- hetimore.

Nga të lartë cekurat gjyqtari i procedurës ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit për të pandehurin është më se i domosdoshëm, duke pasur parasysh peshën e veprës penale, si dhe faktin se i pandehuri F.M., edhe në të kaluarën ka qenë i akuzuar për pengim të personit zyrtar ndaj pikërisht ndaj të të njëjtit të dëmtuar, gjithashtu i pandehuri F.M., i njëjti në 5 (pesë) raste është i dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm, shihet se qëndrimi i të pandehurit në masën e paraburgimit është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm në këtë fazë të procedurës penale, për zbatimin me sukses dhe efektiv të procedurës penale.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.


MË SHUME NGA Kronikë e Zezë