09:55 / 06.08.2021
Një i vdekur dhe nëntë të lënduar në një aksident në Gjilan
Aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Gjilan, ku si pasojë një person ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, e ku nëntë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.























