Vetura përplaset me zetorin e ngarkuar me rrush, tre të lënduar
BKT
Kronika

Vetura përplaset me zetorin e ngarkuar me rrush, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar, njëri prej tyre në gjendje më të rëndë, si pasojë e një aksidenti sot në autostradën Rrogozhinë-Lushnje.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 pranë fshatit Dushk dhe aty janë përfshirë një automjet tip Citroen ku udhëtonin dy të rinj, si dhe një mjet tip zetor.

Mjeti ku udhëtonin të rinjtë ka goditur nga pas një zetor me rimorkio, i cili ishte i ngarkuar me rrush, ka bërë të ditur policia e shtetit shqiptar.

Kalimtarët e rastit u kanë dhënë ndihmën e parë të aksidentuarve deri në ardhjen e autoambulancave. Ata janë transportuar në spital, ku në gjendje më të rëndë raportohet drejtuesi i zetorit.

Nga hetimet e para dyshohet se zetori ka dalë nga rruga dytësore në autostradë gjë që nuk është vënë re nga drejtuesi i automjetit Citroen./tch


MË SHUME NGA Kronika