09:18 / 12.08.2021
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet se ka rrahur nipin e tij
Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nipin e tij, të cilit i shkaktoi lëndime të rënda trupore, transmeton Telegrafi.
Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Obiliq, teksa Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ka marrë trajtim mjekësor në QKUK.
“Obiliq 11.08.2021 – 15:03. Është arrestuar një mashkull i dyshuar kosovar për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht nipin e tij viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Sipas raportit, “ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.























