09:40 / 12.08.2021
Dyshohet se rrahu babain e tij, arrestohet një person në Prishtinë
Një person është arrestuar mëngjesin e së mërkurës pasi i njëjti dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht babain e tij, pas një zënke.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktimës i është ofruar trajtim mjekësor ndërkaq, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Prishtinë 11.08.2021 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar (babain e tij) e kishte sulmuar fizikisht atë. Viktimës i është ofruar tretmëni mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.























