09:43 / 12.08.2021
Policia i zbulon parcelën me kanabis, në pranga 36-vjeçari
Policia e Skraparit, pas informacioneve të siguruar në rrugë operative ka zbuluar një parcelë me kanabis në një zonë të pyllëzuar në fshatin Grevë.
Autoritetet sqarojnë se këto bimë narkotike janë mbjellë nga 36-vjeçari Lulëzim Shallari, i cili ka përfunduar në pranga.
Shallari akuzohet se dyshuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, ndërkohë që policia gjatë kontrollit në banesën e tij gjeti dhe sekuestroi një dorezë metalike.
Ndërkohë mësohet se është proceduar në gjendje të lirë dhe F. Sh., me detyrë administrator i Njësisë Administrative Zhep, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorim detyre”./tvklan.al























