Të shtëna me armë në Mitrovicë të Jugut, plagoset një 40 vjeçar
BKT
Kronika

Të shtëna me armë në Mitrovicë të Jugut, plagoset një 40 vjeçar

Në Mitrovicë të Jugut sot në orën 11:00 ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë e tyre është plagosur në person.

Policia njofton se i plagosur është një person i moshës 40 vjeçare, ndërsa ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

Viktima është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, e më pas u dërgua në QKUK.

Njoftimi i policisë:

“Sot rreth orës 11:00, Policia në Mitrovicën e Jugut, ka pranuar informatën për të shtëna  me armë zjarri në  rrugën Dëshmorët e Kombit ’. Me të pranuar informatën, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë  të gjitha njësitet e nevojshme policore.

Nga informatat e para nga vendi i ngjarjes është kuptuar se si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit, është plagosur viktima mashkull i moshës 40 vjeçar, i cili me urgjencë është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, më pas është dërguar në QKUK- Prishtinë.

Nga  ekzaminimet e  kryera në vendin  e ngjarjes, hetuesit e krim-teknikës si prova materiale kanë gjetur një (1) gëzhojë, një (1) predhë të plumbit, dhe një armë e llojit pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari. Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, të cilit me vendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rrjedha hetimore është duke vazhduar  drejt zbardhjes së të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale Vrasje e rëndë në tentativë”.


MË SHUME NGA Kronika