Arrestohen tre persona për shpërndarje të drogës
BKT
Kronika

Arrestohen tre persona për shpërndarje të drogës

Tre persona janë arrestuar sot nga policia shqiptare në Dhërmi të Himarës.

K. K., 25-vjeç, A. Sh., 19-vjeç dhe I. U., 21-vjeç, të tre banues në Tiranë, u kapën gjatë një kontrolli në një subjekt në Dhërmi, ku këta shtetas punonin.

Shërbimet e Policisë me këtë rast gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 100 doza me lëndë narkotike, kokainë dhe kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale prodhimi dhe shitja e narkotikëve.


MË SHUME NGA Kronika