Aksident në Drenoc: 3 vetura të përfshira, 6 persona dërgohen në spital
BKT
Kronika

Aksident në Drenoc: 3 vetura të përfshira, 6 persona dërgohen në spital

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Drenoc.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, për IndeksOnline e konfirmoi rastin.

Ai bëri të ditur se rreth orës 15:00 të ditës së sotme janë aksidentuar tri vetura me ç’rast gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

“Rreth orës 15:30 minuta Policia u njoftua për një aksident në fshatin Drenoc në zonën e Klinës.

Kanë qenë tri vetura të përfshira në aksident, një kamionetë dhe dy vetura.

Me këtë rast gjashtë persona janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe po merren me rastin”, tha ai.


MË SHUME NGA Kronika