09:30 / 16.08.2021
Vdes foshnja gjashtë muajsh në aksidentin në Makoc të Prishtinës
Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në fshatin Makoc të Prishtinës.
Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur të dielën rreth orës 15:54, ku të përfshira kanë qenë dy automjeteve.
Si pasojë e aksidentit një foshnje gjashtë muajsh ka ndërruar jetë, ndërsa ngasësja dhe tre fëmijë të tjerë janë lënduar.
“Te lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa trupi i pa jetë iu është dorëzuar familjarëve për ceremoni të varrimit. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.























