Përfshihet nga zjarri kati i sipërm dhe kulmi i një ndërtese gjashtë katësh
BKT
Kronika

Përfshihet nga zjarri kati i sipërm dhe kulmi i një ndërtese gjashtë katësh

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e mërkurë, zjarri ka përfshirë katin e sipërm dhe kulmin e një ndërtese 6 katëshe.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 17:50, ndërkaq nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rr. Sheh Mihedini, Rahovec 18.08.2021 – 17:50. Raportohet se zjarri ka përfshirë katin e sipërm dhe kulmin e një ndërtese 6 katesh. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit qe e kanë shuar zjarrin. Shkaqet e shpërthimit të zjarrin nuk dihen. Nuk raportohet për të lënduar”, njofton Policia. 


MË SHUME NGA Kronika