Arrestohet shtetasi francez,goditi një këmbësore e iku nga vendi i ngjarjes
BKT
Kronika

Arrestohet shtetasi francez,goditi një këmbësore e iku nga vendi i ngjarjes

Është arrestuar dje një shtetas i Francës për shkak se një ditë më parë kishte goditur më veturë një këmbësore në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Si pasojë e këtij aksidenti, viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

I dyshuari pasi e kishte shkaktuar aksidentin me veturë ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.


MË SHUME NGA Kronika