10:07 / 20.08.2021
Arrestohet pasi dyshohet se sulmoi një person për shkak të parkingut
Një person është arrestuar në Prishtinë, i cili pas një mosmarrëveshje rreth parkimit të veturave, dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht dhe kanosë viktimën mashkull kosovar.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.























