09:55 / 22.08.2021
Bleu bukë me para të falsifikuara, policia po heton rastin
Një pronar i furrës së bukës në Gjilan ka informuar se një klient kishte bërë blerje me një monedhë prej 100 euro, e cila dyshohet se është e falsifikuar.
Rasti ka ndodhur dje në mesditë. Monedha është konfiskuar nga njësiti i forenzikës.























