09:12 / 23.08.2021
Aksident me fatalitet në Ferizaj, vetura përfundon në një oborr
Një aksident me fatalitet ka ndodhur të dielën në fshatin Mirosalë të Ferizajit.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orë 02:55 pas mesnate, ku i dyshuari gjersa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke përfunduar në një oborr.
Përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi dhe dy pasagjer meshkuj kosovarë.
“Të lënduarit janë dërguar në emergjencën e Ferizajt ku njëri nga pasagjerët ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.























