Atentat në Lushnjë, një i vdekur dhe tre të plagosur
BKT
Kronika

Atentat në Lushnjë, një i vdekur dhe tre të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur në një atentat me armë zjarri në Lushnje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në një lokal në pedonalen e qytetit.

Tre të plagosurit Judin Velo, Ervis Tafa dhe Sara Liçi ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa, Bledar Muça humbi jetën si pasojë e plumbave.

Policia bëri me dije se janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon kontrolli i zonës për të kapur autorët./euronews.albania


MË SHUME NGA Kronika