09:36 / 25.08.2021
Drenas: Arrestohen tre personat që rrëmbyen dhe rrahën në pyll një person
Policia e Kosovës ka arritur të i identifikojë dhe t’i arrestojë tre të dyshuarit që e rrëmbyen e dërguan në pyll dhe e rrahën një person.
Ata janë arrestuar të martën rreth orës 17:36 në fshatin Negroc të Drenasit.
Pas intervistimit nga prokurori të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor pas ngjarjes.
“Lidhur me rastin me datë 24.08.2021 rreth orës 17:36 njësiti hetues ka arritur të identifikoi dhe arrestoi (3) tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.























