09:38 / 25.08.2021
Zhduket një vajzë në Ferizaj
Janë bërë një javë prej që është zhdukur një vajzë në Ferizaj.
Rastin e ka raportuar babai i saj. sipas tij vajza është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Ai ka treguar se vajza ka probleme mendore.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se e bija e tij me probleme mendore është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.























