Arrestohet një person për kultivimin e bimëve narkotike
BKT
Kronika

Arrestohet një person për kultivimin e bimëve narkotike

Në rrugën “Islam Tabaku” në qytetin e Pejës gjatë ditës së djeshme është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë hetimeve dhe kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar: lloj i drogës marihuana, hashash në sasi të vogla, si dhe disa bimë dhe fara të kanabisit.

“Gjithashtu i janë gjetur dhe konfiskuar edhe pajisje për përpunimin e narkotikëve, dy fishekë, një telefon dhe para të gatshme 120 euro”, thuhet në raportin e Policisë, raporton Zeri.info

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika