10:21 / 30.08.2021
Policia jep detaje rreth vdekjes së 29 vjeçarit në Prizren
Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth vdekjes së 29 vjeçarit në Prizren, transmeton Telegrafi.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur orës 15:00.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar gjatë mbledhjes së boronicave në mal, në rrethana të pa njohur ka rënë në një greminë dhe si pasoj ka vdekur”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.























