12:37 / 30.08.2021
Aksidenti i rëndë në tunelin e Elbasanit, pesë të plagosur
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të hënë në tunelin e Elbasanit.
Korespondenti i “Panorama” bën me dije se dy automjete janë përfshirë në aksident, ndërkohë që pesë persona janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Mes të aksidentuarve mësohet se janë edhe 2 fëmijë.
Përplasja ka ndodhur në brendësi të tunelit, në krahun kur mjetet vijnë për në Tiranë.
Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë nuk dihet ende dinamika e aksidentit, teksa pritet një njoftim paraprak nga policia e Elbasanit.























