10:24 / 01.09.2021
Prizren, e godet dhe pastaj ia merr paratë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është sulmuar dhe pastaj plaçkitur të martën në mbrëmje në qytetin e Prizrenit.
Sipas raportit policor, plaçkitësi dyshohet t’i jetë afruar viktimës për të shkëmbyer valuta të parave me ç’rast e ka goditur viktimën dhe ia ka marrë të hollat.
Policia njofton se njësitë policore kanë dalë në vend të ngjarjes mirëpo i dyshuari është arratisur.
Ndërkohë, burrit të sulmuar i është ofruar ndihma adekuate mjekësore.























