Vdes në QKUK personi që ishte aksidentuar para një muaji në Pejë
BKT
Kronika

Vdes në QKUK personi që ishte aksidentuar para një muaji në Pejë

Më një gusht, në fshatin Treboviq të Pejës, kishte ndodhur një aksident trafiku.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda kishte marrë një person, i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK.

Policia ka bërë të ditur se personi që ishte duke u trajtuar që nga një gushti ka vdekur dje, më 31 gusht.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në IML”, thuhet në raportin e Policisë.


MË SHUME NGA Kronika