Durrës, 4 të arrestuar për drogë
BKT
Kronika

Durrës, 4 të arrestuar për drogë

Katër persona përfunduan në prangat e Policisë së Durrësit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Një 31-vjeçar dhe një 35-vjeçar u arrestua sepse kishin marrë një banesë me qira, ku u gjetën dhe sekuestruan 700 gramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Në flagrancë u prangos edhe një 39-vjeçar, që kishte përshtatur lokalin e tij për shpërndarjen e drogës në doza të vogla. Në pranga ranë edhe një 30-vjeçar, të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjet kanabis./vp

 


MË SHUME NGA Kronika