10:30 / 02.09.2021
Rrihen vëllezërit mes vete në Prizren
Policia ka njoftuar se në qytetin e Prizrenit është raportuar për një rast dhune në familje, ku tre vëllezër, meshkuj kosovarë, kanë pasur një mosmarrëveshje mes vete e që më pas të tretë kanë pësuar lëndime trupore.
Në raportin e Policisë thuhet se njëri nga vëllezërit është ndalur në stacion policor, pasi ishte i dehur, ndërsa dy vëllezërit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.























