21:01 / 02.09.2021
Një burrë ushtron dhunë brutale ndaj tri vajzave në Prishtinë
Tri vajza janë sulmuar në mënyrë brutale nga një burrë në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Në videon e postuar nga “Vrojtuesit e lagjes” shihet një burrë teksa sulmon me grushte e shqelma tri vajza.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia.
Këta të fundit kanë thënë se rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, teksa sulmuesi është ende në arrati.
“Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar, Lëndim trupor, hetuesit policor të stacionit qendra kanë identifikuar personin e dyshuar. I njëjti është në kërkim nga ana e policisë”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.























