11:01 / 03.09.2021
Bëhen për spital dy të mitur në Fushë-Kosovë
Dy të mitur janë sulmuar nga persona të panjohur mbrëmjen e së mërkurës në Fushë-Kosovë.
Sipas raportit të Policisë, viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Policia bën të ditur se një nga viktimat është hospitalizuar, pasi kishte marrë lëndime të rënda trupore.























