09:57 / 04.09.2021
Zhduket një person në Mitrovicë
Një person është zhdukur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë me një shtator.
Në raportin e policisë thuhet se një burrë ka shkuar në polici dhe ka thënë se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij.
Rasti është duke u hetuar nga policia, transmeton Klankosova.tv.























