Arrestohet një burrë në Vushtrri, rrahu gruan me fëmijë
BKT
Kronika

Arrestohet një burrë në Vushtrri, rrahu gruan me fëmijë

Është arrestuar një burrë në Vushtrri, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me 21 fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të saj. Në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me 21 fishekë. Viktima e ka refuzuar tretmanin mjekësor dhe tek njëjta nuk janë vërejt lëndime të dukshme”, thuhet në raport.

Tutje, policia njofton se pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika