09:18 / 05.09.2021
Zhduket mërgimtari në Kaçanik
Në fshatin Vatë të Kaçanikut është raportuar të jetë zhdukur një person.
Sipas policisë, viktima kishte dalë nga shtëpia të mërkurën në mëngjes dhe ende nuk është kthyer.
Personi që e ka raportuar rastin, ka thënë se viktima jeton në Austri dhe ishte në Kosovë për pushime.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, njofton policia.
Rasti vazhdon të hetohet.























