Kaplohet nga zjarri kulmi i një shtëpie në Rahovec
BKT
Kronika

Kaplohet nga zjarri kulmi i një shtëpie në Rahovec

Kulmi i një shtëpie në fshatin Drenoc të Rahovecit është kapluar nga zjarri.

Personi që e ka raportuar rastin ka thënë se persona të panjohur ia  kishin vënë flaken disa livadheve dhe si pasojë  zjarri  kishte kapluar kulmin e shtëpisë së tij.

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se nga ky zjarr janë shkaktuar dëme materiale, përcjell Klankosova.tv.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se  persona të panjohur ia  kishin vënë flaken disa livadheve dhe si pasojë  zjarri  kishte kapluar kulmin e shtëpisë së tij  ku janë shkaktuar dëme materiale”, thuhet në raport.

Policia njofton se zjarri është shuar nga njësiti i zjarrfikësve dhe banorët si dhe nuk raportohet për të lënduar.


MË SHUME NGA Kronika