Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit
BKT
Kronika

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici në 24 orët e fundit.

Rastet e dhunës janë raportuar në Prishtinë, Prizren e Mitrovicë.

Prishtinë, 09.09.2021 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur viktimën femër kosovare, bashkëshorten e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren, 09.09.2021 – 16:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti deri sa ishte nën ndikim të alkoolit ka kanosur djalin e tij mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë Veri, 09.09.2021 – 13:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare (e mitur), pasi që ka ushtruar dhunë ndaj motrës së saj viktimës femër kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika