Raste të shumta të dhunës në familje brenda 24 orëve
BKT
Kronika

Raste të shumta të dhunës në familje brenda 24 orëve

Të shpeshta janë rastet kur raportohet për dhunë në familje.

 

E ngjashme ka qenë edhe dita e djeshme.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar gjashtë raste të dhunës në rajone të ndryshme të vendit.

Detaje lidhur me rastet në fjalë:

DHUNË NË FAMILJE

• Fushë Kosovë 11.09.2021-11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmua fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

• Lipjan 11.09.2021-13:57. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij viktimë mashkull kosovar (fëmijë). Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

• Prishtinë 11.09.2021-14:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhune fizike ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër kosovare me te cilin është ne proces shkurorëzimi. Po ashtu i dyshuari në vazhdimësi është duke e shqetësuar viktimën me mesazhe ofenduese dhe nënçmuese. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË FAMILJARE & LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Viti 11.09.2021-13:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE

Deçan 11.09.2021-13:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor. Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, dy karikatorë dhe dymbëdhjetë fishekë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

DHUNË FAMILAJRE

Gjakovë, 11.09.2021-19:00 .Është arrestuar e dyshuara femër kosovar pasi që e njëjta është përleshur fizikisht me njerkën e saj femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt


MË SHUME NGA Kronika