11:05 / 13.09.2021
Mbollën arat me kanabis, arrestohet 53-vjeçarja, në kërkim burri i saj
Policia e Krujës ka arrestuar një shtetase dhe ka shpallur në kërkim bashkëshortin e saj, pasi dyshohen se kanë kultivuar bimë narkotike.
Policia bën me dije se ka arrestuar në flagrancë shtetasen Sh. B., 53 vjeçe dhe shpallën në kërkim bashkëshortin e saj, shtetasin L. B., 54 vjeç, banues në fshatin Halil, Fushë Krujë.
Çifti i bashkëshortëve dyshohen si autorë të kultivimit të fidanëve narkotikë cannabis sativa që janë gjetur gjatë kontrollit në një sipërfaqe toke në fshatin Zgërdhesh, Fushë Krujë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./OraNews/























