10:45 / 14.09.2021
Gjakove, vajza dyshohet se sulmoi me thikë nënën e saj
Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë dyshohet se ka sulmuar me thikë nënën e saj, transmeton Telegrafi.
Ngjarja ka ndodhur të hënën, në qytetin e Gjakovës.
“Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, nën dyshimin se e njëjta ka sulmuar me një mjet të mprehtë-thikë viktimën kosovare, nënën e saj”, thuhet në raport.
Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe nuk ka pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.























