Gjendet pa shenja jete një grua, afër xhamisë në Ferizaj

Gjendet pa shenja jete një grua, afër xhamisë në Ferizaj

Një person është gjetur pa shenja jete në afërsi të xhamisë në Ferizaj. Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një 57-vjeçare.

Lajmin për “Indeksonline” e ka konfirmuar nënkoloneli Basri Shabani nga Policia e Kosovës na rajonin e Ferizajt.

“Mund të konfirmoj që një person i gjinisë femërore është gjetur në qytet, në afërsi të xhamisë, pa shenja jete, është e lindur në vitin 1964. Njësitë përkatëse janë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe emergjenca”, deklaroi ai.