Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Durrës, tre të plagosur

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Durrës, tre të plagosur

Në orët e mbrëmjes së sotme, në një banesë në Xhafzotaj të Durrësit ka shpërthyer një bombol gazi.

Nga ky shpërthim, sipas Policisë së Shtetit, kanë mbetur të lënduar tre persona, mes tyre një 17-vjeçare.

“Më datë 16.09.2021, në orën 19:15, në Xhafzotaj, Durrës, dyshohet si pasojë e shpërthimit e një bombole gazi në banesë, janë lënduar shtetasit Q. M., 60 vjeç, B. M., 45 vjeçe dhe B. M., 17 vjeçe, banues në Xhafzotaj, Shijak, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, thotë Policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.