Humb jetën në person në Prizren
BKT
Kronika

Humb jetën në person në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka humbur jetën në Prizren, pasi dyshohet se është rrokullisur me traktor, transmeton Telegrafi.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, gjatë punës në një vend malor ishte rrokullisë me traktor dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku mjeku e ka konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Më tej, Policia njofton se me urdhër të prokurorit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet.


MË SHUME NGA Kronika