Arrestohet ferizajasi, dyshohet se kishte shitur veturën e vjedhur
BKT
Kronika

Arrestohet ferizajasi, dyshohet se kishte shitur veturën e vjedhur

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person nga Ferizaj me nënshtetësi norvegjeze pasi dyshohet se ka shitur veturën e tij e cila dyshohet se ka qenë në kërkim në nivel ndërkombëtar si e vjedhur, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar – shtetas i Norvegjisë pasi që i njëjti dyshohet se ka shitur veturën e tij e cila dyshohet se ka qenë në kërkim në nivel ndërkombëtar si e vjedhur”, thuhet në raport.

Vetura është konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet. 


MË SHUME NGA Kronika