22:05 / 17.09.2021
Gjashtë të lënduar pas një aksidenti në rrugën Prizren-Reqan
Gjashtë persona janë lënduar pas një aksidenti trafiku në rrugën Prizren-Reqan.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajon e Prizrenit, Shaban Osmanollaj i cili tha se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Në orën 20:05 në rrugën Prizren-Reqan ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë dy automjete me targa vendore, gjashtë janë të lënduar që po marrin ndihmë në emergjencë dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, u shpreh ai për Klankosova.tv
Tutje, Osmanollaj tha se në lidhje me këtë aksident është duke u marrë njësiti rajonal.























