Aksident me dy të vdekur në Greqi, një nga viktimat është shqiptar
BKT
Kronika

Aksident me dy të vdekur në Greqi, një nga viktimat është shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Në ishullin e Kretës, dy të rinj të cilët udhëtonin me motor u përplasën me një shtyllë të dritave në anë të rrugës. Si pasojë e përplasjes të dy humbën jetën.

Mediat greke raportojnë se viktimat janë një 21-vjeçar shqiptar, i cili ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje dhe një 17-vjeçar grek.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, mbërriti i pajetë në spital. Ndërsa 17-vjeçari vdiq pak minuta pasi ishte transportuar në urgjencë.


MË SHUME NGA Kronika