Gjendet pa shenja jete një person në Ferizaj

Gjendet pa shenja jete një person në Ferizaj

Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili kishte qenë duke jetuar i vetëm në banesën e tij ishte gjetur pa shenja jete, transmeton Telegrafi.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 22:08 në Ferizaj.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.