Aksident mes një kamioni dhe një autobusi në rrugën Prishtinë-Mitrovicë
BKT
Kronika

Aksident mes një kamioni dhe një autobusi në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ku janë përfshirë një kamion dhe një autobus.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Sot në ora 10:45 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një kamion dhe një autobus. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.


MË SHUME NGA Kronika