10:03 / 24.09.2021
Shkrepi pushkën nga pakujdesia dhe qëlloi familjarin, arrestohet i dyshuari
Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi mbrëmjen e 22 shtatorit kishte qëlluar në kokë me pushkë ajrore një familjar të tijin.
Policia bën të ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ku i është larguar predha dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Njësiti policor ka konfiskuar pushkën ajrore dhe predhën.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.























