Gjashtë raste të dhunës në familje brenda një dite

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda një dite

Dhuna në familjet kosovare nuk ka të ndalur. Vetëm brenda 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.

Zakonisht viktima të dhunës janë gratë të cilat po dhunohen nga bashkëshortët e tyre. Por në këtë 24 orësh janë raportuar raste të dhunës edhe ndaj meshkujve. Një rast i dhunës ndaj babait dhe një tjetër ndaj vëllait janë raportuar në Prishtinë dhe Prizren.

DHUNË NË FAMILJE:

Fushë Kosovë 24.09.2021 – 12:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar me vite të tëra ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Viktima tani është ndarë nga i dyshuari dhe është duke u trajtuar në seanca psikiatrike. Rasti është duke u hetuar.

Prishtinë 24.09.2021 – 14:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht me mjet të fortë druri vëllain e tij mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Dragash 23.08.2021 – 14:00. Viktima femër kosovar ka raportuar se është keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Prizren 24.09.2021 – 13:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht babain e tij mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar për tretman mjekësor.

Gjakovë 23.09.2021 – 21:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Vushtrri 24.09.2021 – 18:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.