Një i arrestuar në Prishtinë, kanosi një familje për një kontest gjyqësor

Një i arrestuar në Prishtinë, kanosi një familje për një kontest gjyqësor

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi dyshohet se që kishte kanosur familjen e viktimës dhe viktimën, mashkull kosovar.

Rasti ka ndodhu në Prishtinë, të premten në ora 20:30.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kanosur familjen e viktimës dhe viktimën mashkull kosovar. Arsyeja e kanosjes dyshohet të jetë një vendim gjyqësor në lidhje me një kontest pronësor”, thuhet në raport.

I dyshuari e ka kanosur viktimën edhe më herët.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.