Dy të arrestuar në Prizren, u shkaktuan lëndime trupore dy personave
BKT
Kronika

Dy të arrestuar në Prizren, u shkaktuan lëndime trupore dy personave

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të lëndimit trupor që kanë ndodhur dje në qytetin e Prizrenit.

Sipas raportit të policisë janë arrestuar dy persona.

Rastet sipas policisë:

Prizren, 27.09.2021-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, pas një mosmarrëveshje e ka kanosur verbalisht dhe sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pa intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

Prizren, 27.09.2021-18:40. Viktima mashkull kosovar ka pranuar trajtim mjekësorë pasi që i njëjti derisa kanë qenë në një lokal, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë shoqëruar në polici dhe ishin në ndikim të alkoolit. Me vendim të prokurorit të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika